Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lartë zëdhënësin e partisë, Kushtrim Xhemaili, duke e cilësuar atë si një ndër kuadrot më vitalë të Aleancës.
Haradinaj ka theksuar se edukata e Xhemailit në punë, si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera njerëzore e kolegiale që ai i mirëmban si me media ashtu edhe me publikun, përbëjnë inspirim për shumëkënd dhe dëshmojnë profesionalizmin e tij.
“Kushtrimi nuk kishte si të mos ishte edhe kësaj radhe në listën e kandidatëve tanë,” ka deklaruar Haradinaj, duke shtuar se beson që ai do të vazhdojë të përcjellë pozitivitet dhe funksionalitet në veprim.
Kryetari i AAK-së i ka uruar Xhemailit suksese në garën e 28 Dhjetorit, duke e konsideruar kandidaturën e tij një vlerë të shtuar për Aleancën.


