Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me deklaratën e anëtarit të LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, i cili i ka cilësuar mediat ‘aleancë e grupeve kriminale.
Rexha tha se tashmë është koha e fundit që Sami Kurteshi të largohet nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
Ai i bëri thirrje Osmanit dhe Kurtit që të gjenden mënyra ligjore për t’a shkarkuar.
“Eështë koha e fundit që Sami Kurteshi të largohet nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Sjellja e tij, jo vetëm ndaj gazetarëve dhe mediave, por ndaj kujdo tjetër që nuk është në linjën e partisë së tij politike, është e papranueshme. Eshtë absolutisht e padenjtë për një institucion kaq të rëndësishëm për demokracinë e Kosovës siç është Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, prandaj AGK-ja i bën thirrje partisë politike, Vetëvendosje zotit Kurti dhe mbi të gjitha Presidentes Osmani, e cila që në herën e dytë nuk do të duhej që t’a dekretonte për të qenë anëtarë i KQZ-së, duke e njohur historinë e tij të pasur të sulmeve brutale jo vetëm ndaj gazetarëve por edhe të tjerëve, nuk do të duhej t’a dekretonte. I bëjmë thirrje që të gjenden mënyra ligjore për t’a shkarkuar. Vetëvendosja duhet t’a zëvendësojë zotin Kurteshi me një anëtarë tjetër në KQZ….ne e dimë që kjo nuk do të ndodhë për vetë faktin se Vetëvendosja asnjëherë nuk eshte distancuar nga gjuha e tij kunder mediave. Mosdistancimi i bie që Vetëvendosja pajtohet me deklaratat e tmerrshme të zotit Kurteshi ndaj mediave” tha Rexha në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.


