Rreth 194 mësimdhënës në Komunën e Pejës rrezikojnë të shpallen tepricë teknologjike, sipas vlerësimeve të brendshme të institucioneve arsimore të komunës.
Këto deklarata i ka bërë drejtori aktual i Arsimit në Pejë, Naser Gega, raportoi gazetari korrespondent Valdrin Daci.
I pyetur për kriteret që do të përdoren për të vendosur se cilët mësimdhënës do të mbeten në punë, Gega ka përmendur tre parime kryesore, të cilat i kuptoni në raportimin e Dacit përmes emisionit “Ora 7”.


