Lajme

Hargreaves edhe në takim me Haradinajn thotë se institucionet duhet formuar sa më shpejt

12/04/2025 22:37
nga:Genita C

Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se pasditen e sotme është takuar me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton GazetaBlic.

Ai tha se zhvilluan një diskutim të mirë dhe shprehu shpresën që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt në fillim të vitit të ri, në mënyrë që vendi të mund të angazhohet plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të ecë përpara drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.