Sporti

Konfirmohet orari i ndeshjeve të xhiros së 16-të në Superligë

12/04/2025 19:14
nga:Mergim Rreci

Federeata e Futbollit të Kosovës e ka konifmruar orarin e ndeshjeve të Superligës për xhiron e 16-të.

Tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën, kurse dy të tjera të dielën, shkruan GazetaBlic Sport.

Ballkani – Prishtina e Re, Malisheva – Drenica dhe Dukagjini – Drita, janë ndeshjet e së shtunës.

Ndërsa, Prishtina – Ferizaj dhe Gjilani – Llapi, janë dy ndeshjet e së dielës.

/GazetaBlic Sport/