Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të Kupës së Kosovës në futboll.
FC Prishtina ka triumfuar ndaj Top Football me rezultatin 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht realizoi Valmir Veliu pas 50 minutave lojë, teksa rezultatin finale e vendosi Leotrim Kryeziu nga penalltia.
Ndeshja tjetër mes Lirisë e Suharekës u mbyll pas 120 minutave lojë, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1.
Liria në fund triumfoi me rezultatin 2-1. Susuri e Kurtaj shënuan për ekipin prizrenas.
/GazetaBlic Sport


