Analisti politik Korab Balakaj, derisa ishte duke folur për procesin e votimit të diasporës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se politika kosovare ka dështuar me mërgatën.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai ka theksuar se metodat e përdorura karshi diasporës nuk kanë qenë të duhura.
“Unë mendoj se politika kosovare ka dështuar me politikën e saj sa i përket diasporës. Vet fakti që kemi një numër tepër të madh të shqiptarëve që jetojnë në botën perëndimore”.
“Metodat që i ka përdorur politika shqiptare pa përjashtuar asnjë prej partive ka qenë një moskujdes total, për të mos thënë ndoshta edhe si një shprehje se ne nuk e duam elementin e diasporës këtu”, ka thënë Blakaj.


