Sporti

Përfundon pjesa e parë: Prishtina e Toverlanit nuk mund ta thyejë mbrojtjen e Top Football

12/04/2025 13:51
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e ballafaqimit Top Football – Prishtina, e vlefshme për 1/16 e Kupës së Kosovës në futboll.

Pjesa e parë e këtij ballafaqimi ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Prishtina ishte më kërkuese dhe kishte raste shënimi, por ekipi nga Liga e Tretë e Kosovës po mbahet për mrekulli ndaj kryeqytetasve të Toverlanit.

Rezultatet nga ndeshjet e tjera:

  • Liria – Suhareka 23 (1-1)
  • Istogu 03 – Feronikeli ‘74 (0-1)
  • Flamurtari – Vushtrria (0-1)
  • 2 Korriku – Dinamo (0-2)
  • Kek-u – Vellaznimi (0-1)
  • Top Football – Prishtina (0-0)