Fadil Nura sot i ka dorëzuar zyrtarisht mandatin kryetarit të ri të komunës, Sami Lushtaku, i cili fitoi zgjedhjet e 12 tetorit me mbi 80% të votave.
Me këtë rast, ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shprehur mirënjohje publike për punën e Nurës, duke theksuar disa prej cilësive të tij si udhëheqës.
“Faleminderit Kryetar Fadil Nura”, shkruan Musliu në fillim të reagimit të saj.
“Sot, me dorëzimin e detyrës te kryetari i ri, z. Sami Lushtaku, shënojmë përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të udhëheqjes suaj.
Ajo vlerësoi lart periudhën e udhëheqjes së Nurës, duke thënë se ai ka treguar:
“Përkushtim, përgjegjësi dhe lidership të matur”, si dhe “vendimmarrje të përgjegjshme dhe respekt të vazhdueshëm ndaj qytetarëve dhe interesit publik”.
Musliu shton se kontributi i tij nuk do të harrohet:
“Kontributi juaj në zhvillimin e komunës, në forcimin e institucioneve dhe në përmirësimin e shërbimeve publike do të mbetet i çmuar.”
Në fund, ajo i shpreh urimet për të ardhmen:
“Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe përpjekjen e pandalshme për të mirën e përbashkët. Ju uroj suksese të shumta në çdo hap të mëtejmë të rrugëtimit tuaj profesional dhe personal. Respekt!”


