Sporti

Arnold dhe Camavinga, të lënduarit e radhës tek Real Madridi

12/04/2025 09:14
nga:Lorik J

Trent Alexander-Arnold dhe Camavinga u lënduan në fitoren kundër Athletic Bilbaos të mërkurën.

Trent ishte përfshirë në dy golat e parë për Real Madridin , por në fillim të pjesës së dytë, ndërsa po godiste një top, ai u lëndua dhe u zëvendësua menjëherë. Problemi duket të jetë muskulor.

Camavinga pati një ‘fat’ të ngjashëm rreth 15 minuta më vonë: mesfushori francez u ankua gjithashtu për probleme fizike, në kyçin e këmbës së majtë, dhe u zëvendësua nga Arda Guler.

“Të dyja rastet janë shqetësuese”, tha një burim nga klubi për gazetën Marca .

/GazetaBlic Sport