Sporti

Zhegrova dhe Gjimshiti do të përballen në çerekfinale të Kupës së Italisë

12/03/2025 23:42
nga:Mergim Rreci

Atalanta ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Ekipi i udhëhequr nga Raffaele Palladino, ka fituar bindshëm ndaj Genoas me rezultat 4:0, ku njërin prej golave e realizoi edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, në minutin e 19-të.

Në çerekfinale, Atalanta e Gjimshitit për kundërshtar do ta ketë Juventusin e Edon Zhegrovës.

“Zonja e vjetër” mbrëmë mposhti Udinesen me rezultat 2:0.