Sporti

Vjen më në fund goli, Albion Rrahmani shënon dhe e kualifikon tutje Sparta Pragën

12/03/2025 20:08
nga:Mergim Rreci

Albion Rrahmani ka shënuar më në fund gol.

Sulmuesi kosovar e ka dërguar topin në rrjetë pas një serie të gjatë pa shënuar, shkruan GazetaBlic Sport.

Rrahmani shënoi nga penalltia dhe i siguroi kalimin tutje Sparta Pragës në Kupën e Çekisë.

Në minutën e 89-të, Rrahmani e mposhti portierin e Artis Brno, me një ekzekutim të saktë nga 11 metërshi.

/GazetaBlic Sport/