Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka refuzuar certifikimin e Listës Serbe.
Vetëm dy vota kanë qenë për, dy kundër, ndërkaq anëtarët e tjerë kanë abstenuar.
Kjo ka sjellë reagimin e fortë të komunitetit ndërkombëtar duke filluar nga Amabsada amerikane, Bashkimi Evropian, OSBE etj.
Nga Ambasada amerikane u tha se përpjekjet e LVV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe janë ‘dritëshkurtra dhe përçarëse.’
“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës” thuhet në njoftimin e Ambasadës” thuhet në reagim raporton “Gazeta Blic”.
Në lidhje me moscertifkimin e Listës Serbe nga KQZ-ja ka folur për “Gazeta Blic” edh ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama.
Lama tha se moscertifkimi i këtij subjekti politik është pjesë e fushatës së manipulimit të opinionionit publik për të fituar vota.
“Mendoj se moscertifikimi i Listes Serbe është pjesë e fushates së manipulimit te opinionit publik ku po shfrytëzohet elementi nacionalist për te fituar vota” tha Lama.
Ajo potencoi se veprimi i nxitur nga VV ështe i papjekur i dëmshem dhe anti-kombetar.
Lama tha se i gjithë ky ‘teatër, ka pasoja pasi çon mesazh tek ndërkombëtarët se po diskriminohen serbët si pakicë.
“Krejt perfaqësuesit e partive politike në KQZ e dinë qe nuk kane baze ligjore për te mos e certifikuar dhe se vendimi i tyre do të hidhet poshte nga gjykatat kompetente, por bëjne teater. Por ky teater ka pasojë per shtetin e Kosoves pasi çon meszzhin para botës se po diskriminihen e perjashtohen serbet si pakicë. Prandaj pati dhe reagime nga BE dhe ShBA. Pra veprimi i nxitur nga VV ështe i papjekur i dëmshem dhe anti-kombetar” tha Lama në përgjigjen e dhënë për ‘Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Ambasada e SHBA-së, pas mos-certifikimit të Listës Serbe: Përpjekje përçarëse e LVV-së


