Lajme

Lista Serbe paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme për media

12/03/2025 12:10
nga:Y I

Lista Serbe ka reaguar me rastin e mos verifikimit të saj nga ana e KQZ-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ata kanë paralajmëruar se sot në orën 15:00, në hapësirat e partisë së tyre, do të mbajnë një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Theksohet se do të flasin “për vendimin joligjor për t’ua penguar pjesëmarrjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 28 dhjetor”.