Trajneri i Juventusi, Luciano Spalletti, e ka komentuar shumë pozitivisht paraqitjen e Edon Zhegrovës.
Sulmuesi kosovar luajti diçka më shumë se 10 minuta ndaj Udineses, duke bërë disa lëvizje të shkëlqyeshme, transmeton GazetaBlic Sport.
“Jam shumë i kënaqur me 10 minutat e Edonit, sepse ai vjen nga një periudhë e gjatë pasiviteti.
Isha i kënaqur me dy vrapimet që bëri, ndoshta duhet të kishte luajtur më shumë, por kjo konfirmoi cilësinë e tij të shkëlqyer.
Ai është një zjarr i gjallë, i aftë të të frikësojë në çdo moment, i aftë të shpërthejë në çdo moment. Ai e sheh mundësinë për të pasuar aty ku të tjerët shohin një mur”, deklaroi Spalletti.
/GazetaBlic Sport/


