Lajme

Rama konfirmon pagesën për Trafikun Urban: U shprehim mirënjohje punëtorëve për korrektësinë

12/02/2025 21:23
nga:G B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka konfirmuar se komuna ka realizuar pagesën ndaj Trafikut Urban.

Rama ka thënë se të mërkurën rikthehet transporti publik në Prishtinë.

“Sot, sapo u alokuan mjetet nga Ministria, ne si komunë menjëherë realizuam pagesën ndaj Trafikut Urban. Nga nesër rikthehet shërbimi për qytetarët, të cilëve u kërkojmë ndjesë për shqetësimet dhe i falënderojmë për mirëkuptimin”, ka thënë Rama.

“Punëtorëve të Trafikut Urban u shprehim mirënjohje të veçantë për korrektësinë dhe për punën e palodhshme që e bëjnë çdo ditë për kryeqytetin tonë. Ju uroj punë të mbarë dhe shëndet!”, ka thënë ai.