Lajme

Eskalon Sami Kurteshi, u vërsulet gazetarëve: “Largohuni nga këtu, po bëni shpifje – vendosjani një vijë këtyre”

12/02/2025 17:05
nga:G B

Sami Kurteshi i Vetëvendosjes i është vërsulur gazetarëve të cilët ishin prezent në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kurteshi ka tentuar t’i ndalojë gazetarët që të bëjnë pyetje në afërsi të tavolinës së anëtarëve të KQZ-së.

Ai ka thënë se gazetarët duhet të qëndrojnë në vendin e tyre, për çka ka kërkuar nga zëdhënësi i KQZ-së që të vendosë një vijë që ndalon gazetarët.

“Këndi i mediave është atje. Largohuni, largohuni, largohuni, këndi i mediave është atje. Zotëri zëdhënës iu lutem ia vënë një vijë njerëzve që nuk i kuptojnë gjërat këtu, ju lutem sepse po bëjnë shpifje, poshtërsi shumë të mëdha. Vetëm kur të uleni”, ka thënë Kurteshi.

Pak para përfundimit të mbledhjes së KQZ-së, Kurteshi e kishte akuzuar KlanKosovës për shpifje e fyerje.

Ai e kishte cilësuar Klanin si “medium i Serbisë”.