Sporti

Andrea Dossena e ‘çon në qiell’ Rrahmanin: Me meritë pjesë e formacionit, një lojtar i preferuar nga çdo trajner

12/02/2025 16:39
nga:Mergim Rreci

Të hënën futbolli italian pa yjet të ngjiteshin në skenën e mbrëmjes gala, aty ku u shpallën më të mirët e vitit.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani u zgjodh në formacionin më të mirë, një hap shumë i madh pas një sezoni të kaluar fantastik, duke fituar titullin kampion në Serie A.

Ishte një vlerësim i madh për Rrahmanin, poashtu një motiv shtesë për të vazhduar, me raportime të ndryshme që e bëjnë të kryer edhe çështjen e kontratës së re.

Ish mbrojtësi i mirënjohur italian, Andrea Dossena, është prononcuar ekskluzivisht për ‘GazetaBlic Sport’, duke e vlerësuar në maksimum kapitenin e Kosovës.

Lojtari që ka luajtur tek Napoli dhe Liverpool, tha se Rrahmani është më të drejtë pjesë e formacionit dhe se çdo trajner do ta dëshironte në skuadrën e tij.

Amiri u zgjodh me të drejtë pjesë e formacionit më të mirë, sepse me paraqitjet e tij ka qenë gjithmonë mbi mesataren. Një lojtar që rrallë mungon në ndeshje, gjithmonë i pranishëm. Një lojtar që çdo trajner do ta dëshironte gjithmonë. Ai e meriton këtë çmim”, tha Doessena.

Italiani luajti në më shumë se 300 ndeshje profesioniste e zyrtare në Itali, kurse kishte më pak të tilla në Premier League tek the ‘Reds’, ndërsa u pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2017, për të vazhduar më pas karrierën si trajner.

/GazetaBlic Sport/