Lajme

Kryetari i LBK, priti në takim ambasadorin e Malit të Zi, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik!

12/02/2025 14:12
nga:Y I

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, priti në takim ambasadorin e Malit të Zi, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe eliminimin e barrierave mes dy vendeve, raporton “Gazeta Blic”.

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, me fokus të përbashkët në thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

“Sot, në zyrat e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, pritëm në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, z. Cobaj. Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, me fokus të përbashkët në thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.Gjatë diskutimit u trajtuan mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare, lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe investimeve, si dhe eliminimin e barrierave administrative që pengojnë zhvillimin ekonomik. Palët theksuan rëndësinë e krijimit të kanaleve të reja të komunikimit ndërmjet bizneseve dhe institucioneve ekonomike të të dy shteteve, me synim forcimin e partneritetit rajonal dhe nxitjen e projekteve konkrete të bashkëpunimit” u tha në njoftim.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe Ambasada e Malit të Zi shprehën vullnet të përbashkët për të avancuar agjendën ekonomike mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke krijuar mundësi të reja për sipërmarrësit dhe duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të të dyja ekonomive.