Lajme

Bajqinovci: S’ka autobusë deri në alokimin e mjeteve nga Ministria e Financave në konton e kryeqytetit

12/02/2025 14:02
nga:N K

Punëtorët e transportit publik në Prishtinë edhe sot kanë vazhduar të protestojnë, ndërsa kërkesa e tyre mbetet ekzekutimi i pagave në mënyrë që të kthehen në punë.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci tha se kanë bërë miratimin e barjtjes së buxhetit nga viti 2024 në 2025 dhe tani është në duart e Ministrisë së Financave që të bëj barjtjen e këtyre mjeteve.

Ai theksoi se sapo Ministria të bëj ndarjen e këtyre mjeteve, Komuna do të transferojë shumën në sektorin e transportusve, dhe se pothuajse  një pjesë të përgjegjësisë veçse e ka kryer e tjetrën së shpejti.

“Në seancën e cila është mbajtë me datë 27.11.2025 është votuar për bartjen e buxhetit për 2024 në vitin 2025. Kryeqyteti ka mbledhë të gjitha dokumentet e nevojshme dhe ua ka përcjellë Ministrisë së Financave dhe po presim bartjen e mjeteve”.

“Në të njejtën kohë dhe në prononcimet që kemi nga sektori i transportuesit publik dhe ndërmarrjes kanë thënë që ata grevën nuk do ndërpresin derisa këto mjete të alokohen në kontot e tyre”.

“Sigurishtt që bashkëndiejmë me të gjithë ata të cilët kanë kryer transportin në kryeqytet dhe kanë bërë nj ëpjesë madhore ku për kryeqytetin është nevoja bazike , do të jemi me ta deri në përfundim të këtij procesi sado që të jetë i vështirë dhe i dhimbshëm pë rata të cilët sot janë në rrugë”- përfundoi Bajqinovci për GazetaBlic.

Ndryshe, Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë kanë paralajmëruar radikalizim të veprimeve dhe bllokim të qytetit me autobusë, nëse zvarritet edhe më tej çështja e mos-alokimit të mjeteve financiare për pagat e tyre.