Publicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me rezultatin që pritet të kenë subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Maliqi parashikon se në zgjedhjet e dhjetorit, LVV, të dalë sërish parti e parë por se LDK dhe PDK do të avancojnë shumë.
Ai theksoi se s’do të ketë subjekte politike që nuk e kalojnë pragun.
“Nuk ka më subjekte politike që nuk e kalojnë pragun, ka qenë AAK-ja në rrezik por mendoj se edhe suksesi në zgjedhjet lokale tregon se ata 5% duhet t’a kalojnë, do të ishte befasi nëse nuk e kalojnë sepse kanë strukturat lokale të forta dhe janë parti e organizuar. Shumica e partive janë rehatu nëpër subjektet ekzistuese, mendoj se prap Lëvizja Vetëvendosje mundet me qenë subjekt i parë por i dytë dhe i treti do të avancojnë, të dy subjektet. PDK së paku në Drenicë ku është bastioni i tyre tradicional nuk do të del e përçame si në zgjedhjet lokale kështu që ata mundet me e rrit pak votën, ndoshta i afron 250 mijë edhe më shumë votues. Edhe LDK-ja është mobilizu dhe angazhu, ajo kërkon tek ata votuesit e LDK-së, që në 2021 ja kanë dhënë atë përparësinë e madhe Vetevendosjes dhe Kurtit kur Vjosa Osmani ua ka dhënë ‘pëshqesh’ 100 mijë vota, gjysma e tyre nuk e votuan herën e kalume tash pritet edhe gjysma tjetër së paku të luhatet” tha Maliqi për “Gazeta Blic”.


