Sporti

Lajm i mirë: Edon Zhegrova pritet të startojë sonte ndaj Udineses

12/02/2025 08:56
nga:Lorik J

Pas dy fitoreve radhazi, Juventusi do të përpiqet të bëjë fitoren e tretë nga tre ndeshje në tre gara, teksa pret Udinesen në Kupën e Italisë të martën.

Juventus dhe Udinese ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00, me Edon Zhegrovën që pritet të startojë nga minuta e parë e ballafaqimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediat italiane raportojnë se Zhegrova sonte pritet të jetë titullar, me Spallettin që ka vendosur t’i besojë më në fund sulmuesit kosovar, gjithnjë duke bërë edhe rotacion në formacion, shkaku i shumë ndeshjeve në pak ditë.

Më pak keni formacionet e mundshme të këtij ballafaqimi:

Juventus: Perin; Kalulu, Gatti, Kelly; Cambiaso, Locatelli, Koopmeiners, Cabal; Zhegrova, Adzic; Openda

Udinese: Okoye; Goglichidze, Kabasele, Solet; Ehizibue, Miller, Karlstrom, Atta, Zemura; Bravo, Buksa.

/GazetaBlic Sport