Sporti

Bruno Fernandes po shkruan histori tek Manchester United, kalon Scholes me asistime

12/01/2025 09:16
nga:Lorik J

Manchester United arriti një fitore vendimtare pasi u rikthye nga 0-1 në 2-1 jashtë fushe ndaj Crystal Palace në raundin e 13-të të Premier League, dhe Bruno Fernandes shkëlqeu përsëri.

Portugezi 31-vjeçar me përvojë demonstroi edhe një herë aftësitë e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtari portugez dha dy asiste, të cilat ishin të mjaftueshme për të arritur një moment të rëndësishëm. Fernandes tani e ka tejkaluar Paul Scholes, lojtarin legjendar të United, i cili mbetet në 55 asistime për ‘Djajtë e Kuq’, ndërsa Bruno ka 56.

Ryan Giggs, Wayne Rooney dhe David Beckham kanë më shumë asiste se portugezi.

/GazetaBlic Sport