Sporti

Real Madridi sulmon përsëri gjyqtarët pas barazimit me Gironan: Ligë e korruptuar!

12/01/2025 08:31
nga:Lorik J

Real Madrid ka tri ndeshje radhazi pa fitore, teksa dje barazoi kundër një skuadre që ndodhet në fund të tabelës. Pasi morën vetëm një pikë kundër Rayo Vallecano dhe Elche, ata e përsëritën të njëjtën gjë në raundin e 14-të, duke barazuar 1-1 me Girona, e cila është në zonën e rënies nga kategoria.

Girona kaloi në epërsi me anë të Azzedine Ounahi në minutën e 45-të. Kylian Mbappe barazoi për Realin në minutën e 67-të nga një goditje penalltie e fituar nga Vinicius.

Reali ia la kështu vendin e parë kampiones aktuale Barcelonës. Pas debaklit në Girona, Real Madridi sulmoi organizatën e arbitrimit, duke pretenduar se gjyqtarët së fundmi i kanë penalizuar.

RMTV, transmetuesi zyrtar i klubit, njoftoi: “Reali është katër pikë poshtë për shkak të djemve të Negreirës”.

Pse Real Madridi i referohet gjyqtarëve si djemtë e Negreiras?

Si kujtesë, në mars të vitit 2023, zyra e prokurorit të Barcelonës ngriti akuza për korrupsion kundër FC Barcelona dhe ish-presidentëve të saj Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell. Ata akuzohen se i kanë paguar gjithsej 8.4 milionë euro Jose Maria Enriquez Negreira, ish-nënkryetarit të komisionit spanjoll të gjyqtarëve, dhe kompanisë së tij midis viteve 2001 dhe 2018.

Në këmbim, Negreira delegoi gjyqtarë që i përgjigjen Barcelonës dhe garantoi se ata do të gjykonin në favor të tyre. Është interesante se gjatë asaj periudhe, Barcelona drejtohej nga presidenti aktual Joan Laporta në mandatin e tij të parë presidencial, por ai nuk u akuzua. Afera u zbulua nga gazetarët, konkretisht stacioni radiofonik Ser Catalunya.

Kjo është arsyeja pse Reali tani po e thërret Negreiran sepse, sipas Madridit, gabimet e qëllimshme të arbitrimit në dëm të Realit po e ndihmojnë Barcelonën të kthehet në vendin e parë.

Pas ndeshjes në Girona, Real Madrid TV vuri seriozisht në pikëpyetje punën e arbitrit De Burgos Bengoetxea dhe mënyrën e përdorimit të VAR, duke pretenduar se disa situata kyçe nuk u shqyrtuan dhe se këto vendime ndikuan drejtpërdrejt në rezultat.

“Një penallti e pastër nuk iu akordua Rodrygos. Një penallti plotësisht e qartë iu dha Viniciusit, nuk ka dyshim për këtë. Nuk ka dyshim as për atë ndaj Rodrygos, por Pulido Santana nuk e paralajmëroi De Burgos Bengoetxe në dhomën e VAR-it. Dhe me Mbappen, ne i zmadhuam pamjet dhe mund të shihni se si Alex Moreno godet me këmbën e majtë brenda zonës së penalltisë në këmbën e tij të majtë”, thotë RMTV.

/GazetaBlic Sport