Lajme

Lekaj: “Partia Demokristiane” është kthyer në një “degë të majtë” – kapitullimi i tyre është sot dhe kjo do të vërtetohet më 28 dhjetor

11/30/2025 22:36
nga:G B

Pal Lekaj nga AAK ka thënë se “Partia Demokristiane”, e trashëguar nga i ndjeri Mark Krasniqi, nga një parti me vlera të mirëfillta të djathta është kthyer në një “degë të majtë”, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kapitullimi i tyre është sot dhe kjo do të vërtetohet më 28 dhjetor.

Postimi i tij i plotë:

“Partia Demokristiane”, e trashëguar nga i ndjeri Mark Krasniqi, nga një parti me vlera të mirëfillta të djathta është kthyer në një “degë të majtë”.

Jam më se i bindur se udhëheqja e kësaj dege lokale as nuk i di e as nuk i kupton konceptet e drejtimeve politike, sepse pikërisht kjo udhëheqje e ka shkatërruar një parti që ishte simbol i vendit në shumë procese të rëndësishme. Në krye të saj erdhën njerëz që nuk ishin pjesë e asnjë procesi të mirë për vendin, dhe këtë e dëshmuan edhe me koalicionin me të majtën ekstreme në Kosovë, duke treguar se për ta kanë rëndësi vetëm interesat e një grupi klanor, që po e çon një nga partitë e para shqiptare në Kosovë drejt fundosjes.

I ftoj të gjitha strukturat dhe mbështetësit e vlerave të djathta që t’u bashkohen këtyre vlerave kombëtare për të mirën e vendit, sepse të gjithë e dimë se ku janë ato vlera kombëtare.

Kapitullimi i tyre është sot dhe kjo do të vërtetohet më 28 dhjetor.