Lajme

Osmani viziton Dragashin: Sharri ka traditë e bukuri të jashtëzakonshme

11/29/2025 20:15
nga:N K

Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar sot në Dragash, ku është takuar me të parin e kësaj komune Bexhet Xheladini.

“Duke u kthyer nga Shqipëria, u ndalëm në komunën piktoreske të Dragashit. Sharri ka traditë, përkushtim dhe bukuri të jashtëzakonshme që kthehen në zhvillim ekonomik. Me kryetarin Bexhet Xheladini diskutuam për projektet që po e ndryshojnë jetën e qytetarëve dhe potencialin e madh që ka kjo komunë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo tutje e ka falënderuar Xheladinin për mikpritjen, së bashku me anëtarët e qeverisë komunale dhe të kuvendit komunal, të cilët përfaqësojnë të gjitha komunitetet.