Zyrtari i LDK-së, Festim Kabashi, së bashku me kryetarin e këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, dhe bashkëpartikë kanë zhvilluar sot një vizitë në Prizren ku kanë mbajtur takim me strukturat e kësaj partie në këtë qytet.
Kabashi tha se energjia dhe entuziazmi i Prizrenit është gjithmonë thirrje për ndryshim.
Ai tutje tha se është i lumtur që është pjesë e një ekipi që e don Kosovën pa interes, pa qëllim sundimi, por me motiv për t’i shërbyer Republikës me përulësi.
“Energjia dhe entuziazmi i Prizrenit, vendlindjes time e kryeqendrës së historisë tonë, është gjithmonë thirrje për ndryshim, para se gjithash për mbrojtje të demokracisë.I lumtur të jem pjesë e ekipit që e don Kosovën pa interes, pa qëllim sundimi, por me motiv për t’i shërbyer Republikës me përulësi ashtu siç e trasuan rrugën rilindasit dhe patriotët më të mëdhenj. Faleminderit Prizren” shkruan Kabashi raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Energjia dhe entuziazmi i Prizrenit, vendlindjes time e kryeqendrës së historisë tonë, është gjithmonë thirrje për ndryshim, para se gjithash për mbrojtje të demokracisë.
I lumtur të jem pjesë e ekipit që e don Kosovën pa interes, pa qëllim sundimi, por me motiv për t’i shërbyer Republikës me përulësi ashtu siç e trasuan rrugën rilindasit dhe patriotët më të mëdhenj.
Faleminderit Prizren


