Lajme

Një grua u rrah nga kunati i saj në Skenderaj, pas tretmanit mjekësor dërgohet në strehimore

11/29/2025 09:12
nga:Sh R

Një grua nga Skenderaj dyshohet se është sulmuar fizikisht nga kunati i saj, i cili më pas u dërgua në mbajtje.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore, njoftoi policia.

“Skenderaj 24.11.2025-21:00. Është raportuar se një femër kosovare është sulmuar fizikisht nga kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.