Lajme

Vdes një grua në Gjakovë, bashkëjetuesi dyshon për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

11/29/2025 08:49
nga:Sh R

Një person në Gjakovë ka raportuar se femra me të cilën bashkëjetonte ka vdekur dje në mënyrë të dyshimtë.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, ankuesi është shprehur se dyshon për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thotë Policia.