Sporti

Naser Aliji e përfundon me sukses operimin, publikon fotografi me shqiponjë

11/28/2025 14:44
nga:Mergim Rreci

Naser Aliji i është nënshtruar një operacioni ditën e sotme. Fatmirësisht gjithçka për futbollistin e Dinamos ka shkuar siç duhet.

Mbrojtësi i Kombëtares ka vendosur të operohet në Gjermani. Futbollisti nëpërmjet një postimi ka treguar se gjithçka ka shkuar me sukses.

Madje nga shtrati i spitalit ka bërë me duar edhe simbolin e shqiponjës, duke iu bashkuar kështu edhe 31-vjeçari festimeve për 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.