Lajme

Dugolli: Partitë ish-opozitare për inati të Vetëvendosjes e kanë dëmtu shtetin!

11/27/2025 21:53
nga:Y I

Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë për partitë e ish-opozitës se për inati të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë dëmtuar Kosovën.

Ai në “Pressing” ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë bllokuese.

“Për inati të Vetëvendosjes kanë shku as larg sa e kanë dëmtu vendin, i kanë dëmtu qytetarët”, ka thënë ai.