Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka folur për skuadrën që pritet të përdorë për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada verën e ardhshme.
Italiani foli konkretisht për sulmuesin e Real Madridit, Vinicius Junior, dhe performancën e tij këtë sezon.
“Ky lloj lojtari nuk mund të jetë gjithmonë në 100% të aftësive të tij. Jam i sigurt se, ashtu si në sezonet e fundit, Vinicius do të jetë i rëndësishëm për Real Madridin. Vinicius do të jetë në Kupën e Botës”, tha Ancelotti.
/GazetaBlic Sport/


