Lajme

Krasniqi: 28 dhjetori do të jetë mesazhi më i mirë për ata që saktë 28 ditë bllokuan pagat e 700 punonjësve të RTK-së

11/27/2025 14:46
nga:Sh R

Rrezarta Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas vendimit të qeverisë në detyrë për ndarjen e mjeteve nga kategoria e kursimeve për pagat e punëtorëve të RTK-së.

Krasniqi thotë se 28 dhjetori do të jetë mesazhi më i mirë për ata që saktë 28 ditë bllokuan pagat e 700 punonjësve të RTK-së.

Ajo thotë se vendimet e tilla që janë sinonim i kësaj qeverisje në ikje, tashmë janë parë qartë nga të gjithë qytetarët.

Postimi i plotë:

28 dhjetori do të jetë mesazhi më i mirë për ata që saktë 28 ditë bllokuan pagat e 700 punonjësve të RTK-së.📆

As grevat e as thirrjet publike nuk iu bënë punë, e sot çuditërisht paskan dalë me një zgjidhje që deri pak orë më parë thonin se nuk ekzistonte.❗

Ky presion ndaj gazetarëve, ndaj të gjithë atyre familjeve e individëve që janë ndikuar nga ky shantazh publik i pushtetit, është saktësisht pasqyra më e mirë e atyre që me bllokada të panevojshme, nuk e kursejnë askënd.

Vendimet e tilla që janë sinonim i kësaj qeverisje në ikje, tashmë janë parë qartë nga të gjithë qytetarët.🔍