Sporti

Christian Chivu pas humbjes ndaj Atletico: Kam pirë tre cigare radhazi

11/27/2025 11:01
nga:Lorik J

Cristian Chivu ishte aq i zhgënjyer nga humbja 2-1 e Interit ndaj Atletico Madridit saqë “piu tre cigare radhazi” pas ndeshjes.

“Piva tre cigare radhazi dhe i thashë ekipit atë që kisha për të thënë. Ka shumë keqardhje sepse nuk e meritonim humbjen”, tha trajneri i Interit.

“Pashë shumë hidhërim në sytë e lojtarëve, por ky është futbolli dhe ne duhet të reagojmë duke bërë gjithçka që mundemi për të dalë nga kjo situatë”, shtoi Chivu.

“I dhemb të gjithëve sepse ka shumë keqardhje. Erdhëm këtu me një dëshirë të madhe për të bërë shumë, më shumë sesa thjesht të kthehemi në shtëpi duarbosh. Duhet të punojmë më mirë para portës sepse e di që kjo ishte humbja e dytë radhazi në të cilën luajtëm mirë, por u larguam duarbosh. Duhet të jemi të vetëdijshëm për atë që duhet të bëjmë, të përveshim mëngët, të bëhemi më të vendosur dhe të bëjmë punën e ndyrë kur është e nevojshme”, shtoi ai.

Atl Madrid fitoi mbrëmë ndaj Interit në Champions League me rezultatin 2-1.

/GazetaBlic Sport