Lajme

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se e rrahu motrën e tij

11/27/2025 09:38
nga:N K

Një person është arrestuar në Ferizaj, mesditën e së mërkurës.

Ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet dhe po cilësohet si “Lëndim i lehtë trupor”.