Lajme

Kurti pasi u nominua për kryeministër: Do t’ju shërbej me punë dhe përkushtim, e do të qeverisim me nder e përulësi

11/26/2025 21:20
nga:Genita C

Albin Kurti ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, raporton GazetaBlic.

Ai u shpreh i nderuar për nominimin dhe premtoi të qeverisë me punë, përkushtim, nder dhe përulësi.

Postimi i plotë:

Qytetarë të Republikës, mërgatë e dashur, anëtarë e aktivistë të Lëvizjes sonë, jam i nderuar për nominimin si kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Do t’ju shërbej me punë dhe përkushtim, e do të qeverisim me nder e përulësi.