Lajme

Haradinaj: Gani Dreshaj, vlerë e shtuar jo vetëm për AAK-në por edhe Kuvendin e Kosovës!

11/26/2025 20:55
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi me simpatizantë dhe struktura të kësaj partie ka potencuar se Gani Dreshaj ka qenë dhe është besnik i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Hardinaj tha se përkushtimi i tij i vazhdueshëm për Kosovën dhe diasporën është dëshmi se në këto procese nuk kanë qenë asnjëherë të ndarë, por të bashkuar nga çdo vend i botës, për Kosovën.

“Dinamizmi i tij në punë dhe në jetë është vlerë e shtuar jo vetëm për Aleancën, por edhe për Kuvendin e Kosovës” shkruan Haradinja raporton “Gazeta Blic”.

“Mirësekthehesh në shtëpinë tënde, Gani Dreshaj” mbyll postimin Haradinaj.

Postimi i plotë:

Ganiu ka qenë dhe është besnik i Aleancës. Përkushtimi i tij i vazhdueshëm për Kosovën dhe diasporën është dëshmi se në këto procese nuk kemi qenë asnjëherë të ndarë, por të bashkuar nga çdo vend i botës, për Kosovën.

Dinamizmi i tij në punë dhe në jetë është vlerë e shtuar jo vetëm për Aleancën, por edhe për Kuvendin e Kosovës.

Mirësekthehesh në shtëpinë tënde, Gani Dreshaj.