Sporti

Historike: Arsenali e aktivizon 13 vjeçarin, Luiz Munoz në Ligën e Kampionëve për të rinj

11/26/2025 16:05
nga:Lorik J

Lojtari i ri i Arsenalit, Luis Munoz, ka bërë histori duke u bërë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në Ligën e të Rinjve të UEFA-s.

Munoz, i cili është 13 vjeç, hyri nga stoli për skuadrën nën-19 vjeç të Arsenalit gjatë ndeshjes së tyre kundër Bayern Munich të mërkurën pasdite.

Mesfushori është tani lojtari më i ri që ka luajtur në Ligën e të Rinjve UEFA, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga Liam Payas.

Payas ishte 14 vjeç e 93 ditë kur luajti për Lincoln Red Imps në shtator të vitit të kaluar.

Munoz ka debutuar në Ligën e të Rinjve të UEFA-s para ditëlindjes së tij të 14-të – që do të ndodhë muajin tjetër.

/GazetaBlic Sport/