Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, është prononcuar pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Bodo Glimt.
‘Zonja e Vjetër’ triumfoi me shifrat 2 me 3, atje ku Zhegrova pati diçka më shumë se 10 minuta lojë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Jemi në Ligën e Kampionëve. Duhet të luajmë një stil futbolli më teknik. Kemi shumë lojtarë si Yildiz, Zhegrova dhe Conceicaoo – por nëse i vendos të gjithë së bashku në fushë, skuadra humbet ekuilibrin”, tha trajneri italian.
Kjo nënkupton se Zhegrova duhet të luftojë fuqishëm me Conceicao, për të siguruar një vend titullari.
/GazetaBlic Sport/


