Ish lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha, ka komentuar rritjen e madhe të Kombëtares së Kosovës.
Basha, i cili ka 33 paraqitje dhe 3 gola, e ka veshur fanellën kuq e zi nga viti 2013 deri në vitin 2019, duke qenë edhe në Kampionatin Evropian të vitit 2016.
Në prononcimin e tij për ‘GazetaBlic Sport’, Basha tha se Kosova ka shanse të mëdha për të kaluar Sllovakinë dhe pse jo të sigurojë edhe një suskes historik.
“Besoj se Kosova ka shanse të mëdha për të kaluar fazën gjysmëfinale ndaj Sllovakisë, pastaj do të jetë e vështirë, por shpresoj që të sigurojë një sukses historik, duke u kualifikuar në Kupën e Botës”, tha fillimisht ai.

Tutje, ai tha se Kosova ka ndërtuar një skuadër shumë solide, me futbollistë që kanë kualitet të madh.
“Më pëlqen shumë kjo skuadër e ndërtuar tek Kosova, është shumë solide dhe më shumë lojtarë, të cilët kanë kualitete të mëdha“, përfundoi Basha.
/GazetaBlic Sport/


