Sporti

Zyrtare: Mislav Karoglan, trajneri i ri i Ballkanit

11/25/2025 21:33
nga:Lorik J

Ballkani ka njoftuar se ka emëruar trajner kroatin, Mislav Karoglan.

Karoglan ishte së fundmi trajner i Sheriff Tiraspol, kurse në të kaluarën e kishte udhëhequr ekpin e Hajduk Split, shkruan Gazetablic Sport.

Më poshtë keni njoftimin e Ballkanit:

“FC Ballkani zyrtarisht ka emëruar kroatin Mislav Karoglan si trajnerin e ri të skuadrës, duke shënuar kështu një moment historik për klubin tonë, me kroatin që është trajneri parë i huaj që drejton FC Ballkanin. Kontrata e tij me klubin është nënshkruar për dy vjet e gjysmë.

Karoglan, 43 vjeç, vjen në Suharekë me një eksperiencë të pasur në futbollin evropian. Ai ishte kryetrajner i klubit të njohur kroat 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐮𝐤 𝐒𝐩𝐥𝐢𝐭 në dy raste, së fundmi sezonin 2023–24, ndërsa edicionin e kaluar 2024–25 ka drejtuar kampionin e shumëfishtë moldav 𝐒𝐡𝐞𝐫𝐢𝐟𝐟 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐬𝐩𝐨𝐥, me të cilin ka garuar edhe në arenën ndërkombëtare. Përpara këtyre angazhimeve, ai ka udhëhequr edhe skuadra të tjera nga elita e futbollit kroat, si Zadar dhe Istra 1961, duke ndërtuar një profil të fortë si trajner modern.

Trajnerit Karoglan i urojmë mirëseardhje dhe shumë fat e suksese në krye të ekipit tonë, duke besuar se puna e tij do të sjellë energji të re dhe rezultate pozitive për FC Ballkanin”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport