Sporti

Slot: Çdo ditë duhet të dëshmosh veten nëse punon në një klub si Liverpooli

11/25/2025 18:01
nga:Lorik J

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, thotë se si ai ashtu edhe lojtarët e tij duhet të dëshmojnë vazhdimisht veten ndërsa Reds përgatiten për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve kundër PSV Eindhoven.

Duke reflektuar mbi rezultatet e dobëta të fundit të klubit, Slot theksoi kërkesat e pandërprera të punës në një ekip të nivelit të lartë.

“Çdo ditë duhet të dëshmosh veten nëse punon në një klub në këtë nivel. Nuk mund të thuash se e ke fituar ligën dhe gjithçka është në rregull. Në këtë nivel, ndeshja tjetër është më e rëndësishmja. Kjo është e njëjta gjë për mua dhe lojtarët.

“Duke punuar në këtë mjedis nuk mund të pushosh kurrë, duhet të vazhdosh, veçanërisht kur gjërat nuk po shkojnë mirë. Nuk e di nëse duhet t’a vërtetoj veten para tifozëve aq sa duhet t’ia vërtetoj vetes sa vlej”, ka deklaruar Slot.

/GazetaBlic Sport