Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Asambleja Nacionale e Sllovenisë ka miratuar ligjin që njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ajo e ka cilësuar këtë një lajm të mirë për qytetarët dhe mërgatën kosovare në Slloveni, duke uruar për vendimin.


