Sporti

Zyrtare: Afrim Tovërlani është trajner i ri i Prishtinës

11/25/2025 11:16
nga:Mergim Rreci

FC Prishtina ka njoftuar edhe zyrtarisht rikthimin e Afrim Tovërlanit.

Tovërlani më herët e ka udhëhequr FC Prishtinën në dy periudha, 2007–2009 dhe 2012–2014, transmeton GazetaBlic Sport.

Gjatë katër viteve në drejtimin e klubit, ai i ka dhuruar Prishtinës 7 trofe, përfshirë titullin e kampionit, Kupën e Kosovës dhe Superkupën, duke u renditur ndër trajnerët më të suksesshëm në historinë moderne të klubit.

/GazetaBlic Sport/