Një nga yjet e Liverpoolit, Florian Wirtz, i cili humbi ndeshjen e fundit për shkak të një dëmtimi muskulor, mund të rikthehet në aksion shumë shpejt.
Lajmi vjen në sfondin e axhendës së ngjeshur të “Merseysiders”, të cilët kanë përballje kyçe në Ligën e Kampionëve dhe Premier League, transmeton GazetaBlic Sport.
Shpresat për një rikuperim të shpejtë të lojtarit reprezentues gjerman u nxitën nga vetë trajneri Arne Slott. Wirtz nuk mori pjesë në ndeshjen kundër Nottingham, por problemi i tij nuk është serioz.
“Lëndimi i tij nuk është serioz dhe ai duhet të luajë këtë javë. Por le të shohim se si do të shkojnë ditët e para të javës për të”, tha trajneri holandez.
/GazetaBlic Sport/


