Lajme

Ahmeti, për trafikun urban: Nuk mundesh me liru nga pagesa në fushatë, e pas tri ditëve me mbetë pa para

11/24/2025 22:42
nga:Genita C

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar lidhur me debatet rreth funksionimit të Trafikut Urban dhe mënyrës së financimit të tij.

Përmes një postimi në facebook, Ahmeti ka shpjeguar modelin financiar që, sipas tij, është ndërtuar gjatë kohës sa ai drejtonte komunën.

Ahmeti theksoi se për të siguruar kreditë për 51 autobusët e rinj, Trafiku Urban duhej të garantonte të hyra të mjaftueshme për kthimin e kredisë.

Ai u shpreh se transporti publik nuk duhet parë si biznes fitimprurës, por si shërbim publik, ndaj komuna ka pasur obligim ta subvencionojë për çdo kilometër të operuar.

Postimi i plotë: