Lajme

Votim në përfaqësi diplomatike dhe përmes postës, Elezi tregon afatet dhe mënyrën e votimit për votuesit jashtë Kosovës

11/24/2025 21:28
nga:N K

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka dhënë detaje për regjistrimin e votuesve jashtë vendit.

Elezi në Pressing tha se regjistrimi i votuesve jashtë vendit do të nis nga data 26 nëntor.

“Regjistrimi i votuesve jashtë vendit do të fillojë me 26 nëntor dhe do të përfundojë me 6 dhjetor. Kjo bëhet përmes platformës së KQZ-së dhe përmes postës, ne inkurajojmë të përdoret platforma elektronike sepse është shumë e lehtë”, tha Elezi në Pressing.

Ai shtoi se votimi bëhet në dy mënyra si, “votimi fizik në përfaqësitë diplomatike dhe votimi përmes postës”.