Lajme

Shala: 28 dhjetori është datë historike, datë kur Kosova duhet të dalë nga cikli i izolimit dhe i uzurpimit të pushtetit

11/24/2025 21:21
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka njoftuar se Kryesia e partisë ka nominuar Lumir Abdixhikun si kandidat për kryeministër dhe ka miratuar agjendën e përgatitjeve për fushatën zgjedhore, raporton GazetaBlic.

Ai e ka cilësuar 28 dhjetorin si një datë historike, kur Kosova duhet të dalë nga cikli i izolimit, shpërdorimeve dhe uzurpimit të pushtetit, duke rikthyer funksionimin e institucioneve.

Shala uroi që procesi të ecë mbarë.