Ka përfunduar pjesa e parë e ballafaqimit Prishtina 01 – Riga.
Pjesa e parë e duelit ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të kryeqytetasve, shkruan GazetaBlic Sport.
Drilon Maxharraj realizoi dy gola për Prishtinën 01, teksa Kulepovs shënoi golin e vetëm për mysafirët në pjesën e parë.
Ky ballafaqim po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në kuadër të raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve në Futsall dhe po transmetohet direkt në RTK.
/GazetaBlic Sport


