Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar pas një takimi me Ramiz Lladrovcin se ky i fundit “ka qenë, është dhe mbetet PDK”, raporton GazetaBlic.
Hamza theksoi se Drenasi vazhdon të jetë bastion i partisë dhe i vlerave të UÇK-së, duke e cilësuar qeverisjen lokale si të suksesshme.
Ai u shpreh se uniteti dhe energjia e strukturave të PDK-së në këtë komunë do të dëshmojnë fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se “të bashkuar, gjithmonë të fituar”.


